Gjashtë persona dyshohet se janë konfliktuar me sende të forta të hënën në mëngjes në afërsi të shkollës.
Burimet nga policia thanë se një 32-vjeçar mbeti i lënduar me sende të forta, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe një pistoletë, që dyshohet se është qëlluar në ajër.
Sipas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë. Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.
Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.
Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit.
Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
Top Channel