“Nuk jam njeriu i duhur për t’u ftuar”/ Rama në konferencën e OSBE: Ka përhapje të “fake news” në internet

11/10/2021 10:21

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e OSBE për “Gazetari në kohë krizash” duke pranuar se nuk është personi i duhur për të marrë pjesë në takime të tilla sepse ka opinione ndryshe nga ato që konsiderohen politikisht korrekte.

Në konferencën e OSBE-së për “Gazetari në kohë krizash”, Rama tha se nuk mund të jetë personi i duhur për të marrë pjesë në takime të tilla, pasi ka opinione të ndryshme nga ato që konsiderohen politikisht korrekte.

Sipas tij, liria e medias online e ka minuar njëfarë soj lirinë e fjalës.

“Nëse i referohemi përhapjes në internet të “fake news”, pra të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë, kundër të drejtave, logjikës dhe kur vjen fjala për gazetarinë realiste që bazohet në burime të qarta dhe mbështetet në ndjenjën e misionit për të përfaqësuar një fuqi të katërt reale.Kur vjen fjala për lirinë e fjalës së gazetarëve dhe të qytetarëve, mendoj që kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar njëfarë soj lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet kur vjen fjala për të gjetur mënyrën se si të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruse. Nga ana tjetër, nuk mendoj që mënyra më e mirë është t’i largohesh sfidës dhe të mbash një qëndrim kur thuhet që në emër të lirisë duhet të bëjmë durim me këtë sasi gënjeshtrash, akuzash, shpifjesh apo shantazhesh”, tha Rama.

Ai tha se ndoshta jemi mësuar në mënyrë më të vështirë, pasi kjo nuk lidhet vetëm me qeverinë, e aq më pak ka të bëjë me vendet e vogla, pasi kur është fjala për t’u përballur me këtë sfidë, duhet një mori paragjykimesh e reagimesh që vijnë nga bota e korrektes politikisht.

“Mendoj që kjo lidhet me përpjekjen e përbashkët të të gjitha shoqërive demokratike dhe më shpresë duke nisur nga ato më të forta kundër lirisë së përhapjes që barazohet me lirinë e fjalës. Nuk është kështu, është krejt e kundërta. Kur përpiqesh të parafytyrosh se çfarë do të kishte bërë makineria propagandistike naziste me këtë liri është tronditëse apo edhe pa u përpjekur të imagjinoni fare, përpiquni të vlerësoni se çfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë, terrorizmi, pedofilia dhe të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne”, deklaroi Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA