Grykëderdhja e Lumit Shkumbin në detin Adriatik është shndërruar në vendgrumbullim plehrash.
E gjithë vija bregdetare e plazhit të Spillesë është e mbuluar me mbetje të ndryshme urbane. Edhe këtë vit plazhi afër kalasë së Vil Bashtovës nuk u frekuentua nga pushuesit, plehrat i mbajnë larg vizitorët. Tonelata me mbetje të llojeve të ndryshme, si ato spitalore, plastike, dhe qelqi prej vitesh qëndrojnë mbi rërën e detit. Është lumi Shkumbin ai që sjell këto mbetje në det.
Këto janë plehrat e qyteteve që nuk i depozitojnë mbetjet urbane në landfille legele, por i hedhin në fusha të hapura ose në lumin Shkumbin. Këto janë plehrat e bashkisë së Prrenjasit, Peqinit dhe Rrogozhinës. Të treja këto bashki për menaxhimin e mbetjeve urbane kanë lidhur kontrata me kompani private, të cilat I grumbullojnë mbetjet në landfill ilegale. Ndërsa në ato zona ku makinë e plehrave e ka të pamundur të shkojë, banorët detyrohen t’I hedhin ato në përrenj, të cilat më pas përfundojnë në det.
Katastrofa mjedisore thellohet më tej gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit, me rritjen e nivelit të ujit në përrenj dhe lumenj, në det vijnë më tepër plehra, më tepër shishe plastike. Edhe pse mbetjet urbane grumbullohen në landfille ilegale me miratimin e bashkive të Peqinit, Rrogozhinës dhe Prrenjasit deri më tani Inspektoriati i Mjedisit nuk ka gjobitur asnjë shkelës.
Top Channel