Çmimi i gazit në nivele rekord/ Rusia fajëson BE-në: Pse nuk rrëfeni çfarë po bllokoni?!

11/10/2021 16:17

Rritja e çmimit të gazit në tregjet ndërkombëtare në nivele rekord ka shkaktuar kritika të ashpra kundër Rusisë nga ana e Bashkimit Europian.

Sipas Brukselit, Moska po manipulon çmimin e gazit në tregje. Kreu i importuesit më të madh të gazit në Gjermani, Uniper, Klaus-Dieter Maubach foli për “nivele historikisht të larta” për gazin.

Edhe te konsumatorët europianë, është rritur shqetësimi, nëse do të mund të paguajnë faturat e energjisë. Diplomati gjerman dhe ambasador i BE në Moskë, Markus Ederer tha për gazetën moskovite, RBK, se në këtë situatë edhe Rusia do të dëmtohet. Imazhi i saj si furnizuese e besueshme mund të dëmtohet, nëse krijohet përshtypja, se ky vend nuk do ose nuk mundet të reagojë në rast të nevojave. Megjithatë, presidenti Putin nuk e shikon fajin tek Moska, por tek tregjet ndërkombëtare dhe politika e gabuar energjetike e BE.

Megjithë paralajmërimin e Rusisë, BE ka hequr dorë nga marrëveshjet afatgjata dhe ka shkuar në tregjet energjetike në bursë, tha Putin. Shefi i Kremlinit pretendon se Rusia është e hapur për oferta nga blerës të mëdhenj të BE dhe Kalimi i gazit tranzit përmes Ukrainës mund të rritej, por për Gazprom kjo do të thotë kosto më të larta. Agjencia gjermane e lajmeve, DPA e komenton këtë si mënyra e Putinit për të thënë, se gazsjellësi, Nordstream2 që sjell gaz të lirë është gati për këtë.

Por atij nuk i është dhënë leja e vënies në punë nga autoritetet gjermane. Moska pretendon se vënia e shpejtë në punë e këtij gazsjellësi do ta lehtësonte ndjeshëm gjendjen e çmimit të gazit në tregje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA