
Gjatë një konflikti në lagjen nr. 17 në Korçë janë përfshirë dy qytetarë dhe një polic.
I riu A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll u vu nën hetim për “Plagosja e lehtë me dashje”,ndërsa E. J., 21 vjeç, banues në Korçë me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë për “Shpërdorimi i detyrës”.
Autori A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa punonjësi i policisë, duke qenë jashtë shërbimit është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes.
Qarku Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit M. A., 25 vjeç, banues në Bagdat, Irak, pasi në afërsi të fshatit Trestenik, Devoll, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë Kufitare dhe “FRONTEX-“, kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjetën 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.10.2021, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan procedimin penal për veprën “Plagosja e lehtë me dashje”, për shtetasin A. K., 22 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll dhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit Korçë).
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasi A. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin E. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i policisë, E. J., duke qenë jashtë shërbimit, është përfshirë në këtë konflikt ku ka nxjerrë armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës policie dhe gjithashtu nuk ka kryer raportimin e ngjarjes.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel