Këngë e valle afgane në Durrës/ Festë për refugjatët në ditën olimpike

10/10/2021 18:11

Një ditë ndryshe është organizuar për refugjatët afganë që po qëndrojnë në hotelet buzë Adriatikut, në Golem.

Fëmijë shqiptarë dhe afganë, por edhe të rritur u bënë pjesë e lojërave dhe valleve tradicionale duke e kthyer në një festë të vërtetë ditën olimpike të organizuar që u çel me himnet e dy vendeve.

Himni afgan dhe vallja e burrave e kërcyer larg atdheut ka emocionuar e përlotur shumë prej atyre që u larguan të detyruar nga vendi për t’i shpëtuar regjimit taleban.

”Ishte trishtuese dhe e lumtur që dëgjova himnin tonë kombëtar e këngët tona këtu. Bukur që jam këtu mes shqiptarëve, po më mungon vendi im, që është në një situatë shumë të keqe. Në luftë me talebanët.

”Shumë faleminderit që erdhët këtu dhe na bëtë të lumtur pas një kohe kaq të gjatë. Ndjehemi si në shtëpi dhe shumë të kënaqur që dëgjuam himnin tonë. Destinacioni ynë final nuk është Shqipëria, por jemi të lumtur këtu.”

”Faleminderit për mbështetjen dhe që na ofruat këtë ditë argëtimi sot. Të gjithë këtu jemi të kënaqur dhe jam mirënjohëse për këtë.”

”U emocionuam shumë kur dëgjuam himnin tonë, pas gjithë atyre ditëve të vështira që kemi kaluar. Kjo ishte një mundësi e bukur për të ndarë kulturat dhe ndjeshmëritë tona, si dhe për të qenë bashkë e mësuar nga njëri-tjetri. Të gjithë do të jetojmë me ndjesitë e bukura të kësaj dite dhe në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA