Historia prekëse/ E ëma humbi jetën kur ishte 13 muajshe, sot më thërret mua mama!

09/10/2021 19:53

Ditën e sotme në emisonin “Më Thuaj Një Dëshirë” në Top Channel, historia e Kaltrës së vogël, një fëmijë i spektrit autik. Oresti, shoku I saj i klasës ka dashur ta surprizojë me disa veshje dhe lodra, pasi ai e donte shumë dhe ishte prekur nga historia e saj.

Kaltra, një vajzë e vogël, të cilën fatkeqësitë e kishin prekur njëra pas tjetrës. Teksa ishte 6 muajshe nëna e saj ishte prekur nga një sëmundje e pashërueshme dhe ja kishte lënë vajzën amanet një të afërmes së burrit, derisa ajo të kthehej nga spitali.

Por nuk u kthye më kurrë, e teksa Kaltra ishte vetëm 13 muajshe nëna e saj u nda nga jeta. E afërmja e familjes që preja saj dite u kujdes për vogëlushen duke e bërë pjesë të familjes së saj. Madje sot që Kaltra është rritur I thërret asaj “mama”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA