Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter uron për detyrën e re kryebashkiakun e Bolonjës, Matteo Lepore. Veliaj shkruan se do vijojë bashkëpunimi mes dy qyteteve, ashtu si më parë.
“Urime Matteo Lepore, kryetar i Bashkisë së Bolonjës.
Qytet i dijes dhe progresit. Jam i sigurt që do kemi vazhdueshmëri të raportit fantastik me qytetin e Bolonjës, ashtu siç e kemi pasur edhe gjatë mandatit të mikut tim, Virginio Merola”, shkruan Veliaj në Twitter.
Statusin e Veliajt e ka ripostuar në Twitter kryebashkiaku i ri i Bolonjës ku shkruan: “Falemindarit kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Mezi pres që të njihemi”.
Grazie Sindaco @erionveliaj non vedo l’ora di conoscerti! https://t.co/lCG3bcVnX5
— Matteo Lepore (@matteolepore) October 7, 2021
Top Channel