Nobeli i sivjetshëm i paqes i shkoi dy gazetarëve, reporters filipino-amerikane, Maria Ressa dhe kryeredaktorit të gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta, Dmitry Muratov.
Motivacioni i dhënies së cmimit prestigjoz janë përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë e fjalës, një parakusht ky për paqen dhe demokracinë. “ Ressa dhe Muratov marrin Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi. Ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrenë zërin për këtë ideal në një botë ku demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithmonë e më të pafavorshme”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Nobelit.
Muratov, edhe pse në kushte gjithnjë e më të vështira e ka mbrojtur për dekada më radhë lirinë e fjalës në Rusi. Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.
Vitin e kaluar, ai iu dha Pogramit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë. Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mes tyre mbi 1.1 milionë dollarë.
Top Channel