Rama: Nafta shqiptare s’shkon jashtë për të ushqyer “Mercedes”-ët! Importojmë 600 mijë ton

08/10/2021 10:19

Kryeministri Edi Rama është shprehur se vendi ynë prodhon naftë të rëndë dhe importon 600 mijë ton nga vende të tjera.

“Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte industriale, nuk shkon jashtë për të ushqyer Mecedes-ët. Ne importojmë 600 mijë ton, e importon në tregun ndërkombëtar, kur them Shqipëria e importojnë subjektet private. Nuk ka që e prodhon shteti, e shet dhe e shpërndan nëpër benzinata”, tha Rama.

Rritja e çmimit të karburatit ishte pjesë edhe e seancës pleanre të ditës së djeshme në kuvend, ku u krijua debat i fortë mes opozitës dhe Maxhorancës.

Opozita bën fajtore qeverinë, kurse Rama iu kundërpërgjigj se në kohën e PD-së, nafta ishte më shtrenjtë.

Rritja e çmimeve të karburanteve solli pakënaqësi tek qytetarët dhe dy ditë më parë u ngritën në protesta para Kryeministrisë.

Në vitin 2020, sipas INSTAT importet e karburanteve ishin rreth 533 mijë ton, niveli rekord i pas viteve ’90. Në tregun e pakicës nafta ka një vlerë totale rreth 710 milionë euro (me çmimin mesatar 160-165 lekë që zbriti vitin e kaluar).

Gjatë këtij viti çmimi i naftës është rritur 5 herë, duke arritur në rreth 176-178 lekë aktualisht. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 28 lekë për litër ose rreth 20%, duke iu afruar niveleve të parakrizës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA