Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ditë e sotme tha se ekonomia shqiptare është ringritur dhe se në punë janë më shumë qytetarë se sa para shpërthimit të pandemisë.

“Arsyeja se pse kemi punuar ditë natë dhe jemi ulur duke e parë çështjen nga të gjitha anët. Kur adresojmë shqetësimin jemi në të drejtën tonë absolute. Kur sheh që i vjen përballë një rrezik për stabilitetin financiar të familjes. Për këtë punë ka qeverinë dhe ka votuar. Në atë moment të jetë e rëndësishme të jetë i hapur për të parë të përballemi me një krizë që na vjen. Ashtu sikundër qëllimi ynë është që ta mbrojmë konsumatorin në këtë moment por të mos cenojmë në tërësi planet e rritjes së më tutje të ekonomike”, tha kryeministri.

Sipas Ramës, ekonomia nuk rritet me indulgjenca, por me rritje të prodhimtarisë në tërësi dhe investimeve.

“Nuk rritet me subvencione me indulgjenca. Rritet me rritje të prodhimtarisë në tërësi dhe rritje të investimeve. Bëmë të njëjtën gjë edhe në kohën e tërmetit edhe në kohën e pandemisë. Prandaj e kemi rritje 18% më të lartën në rajon. Atyre që na bëjnë ironi. Rritjet dyshifrore janë të panatyrshme. Rritje që vjen si rezultat. Ekonomia është ringritur. Kemi më shumë njerëz se sa kemi para rritjes së pandemisë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA