Zyrtarë amerikanë njoftuan se një nëndetësë bërthamore e SHBA-së ka goditur një objekt në ujërat ndërkombëtare të Detit të Kinës Jugore.
Nga përplasja janë lënduar se 11 anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime, dy prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë.
Përmes një deklarate të shkurtër, ku u dhanë shumë pak detaje mbi ngjarjen e ndodhur përpara pesë ditëve, Flota amerikane e Paqësorit sqaronte se nëndetësja “USS Connecticut” është në gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme, ekuipazhi nuk ka pësuar lëndime që e rrezikojnë jetën dhe nëndetësja ende është plotësisht e operueshme.
Edhe pse në deklaratë nuk përmendej vendi i incidentit, duke folur në kushte anonimiteti, dy zyrtarë të forcave detare, thanë se ngjarja ndodhi në Detin e Kinës Jugore, gjatë kohës kur nëndetësja po kryente operacione rutinore.
Episodi vjen në kohën e përshkallëzimit të ndjeshëm të tensioneve në rajon dhe në të njëjtën fundjavë, kur aeroplanmbajtëset amerikane e britanike kryen stërvitje ushtarake me Japoninë, Kanadanë, Holandën dhe Zelandën e re pranë Tajvanit.
Top Channel