Marrëveshja Greqi-Francë, Turqia nis “përgatitjet e përplasjes”!

08/10/2021 10:46

Që prej njoftimit të arritjes së partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë me francezët, grekët ndihen më të sigurtë. Por me një çmim shumë të lartë.

Greqia do t`i paguajë 5 miliardë dollarë tre fregatat Belhara dhe tre korvetat e blear nga Franca. Sipas kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, kjo lëvizje do ta ngrejë kapacitetin ushtarak të vendit në nivelet e duhura për t`i bërë ballë presionit të vazhdueshëm të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Sipas marrëveshjes po kështu, Franca do t`i vijë në ndihmë ushtarakisht Greqisë nëse ajo ia kërkon dhe ndihet e kërcënuar. Këtë ndihmë, grekët do ta paguajnë në formën e taksave më të larta.

Nga ana tjetër, Athinës do t`i duhet në këmbim t`i ofrojë ndihmë Francës për operacionet ushtarake në territoret sub-sahariane, ku Parisi ka interesa strategjike, diçka që grekët nuk e favorizonin aspak. Marrëveshja sakaq, duket se nuk ka kaluar pa shqetësime në Ankara, që prej njoftimit të saj, Turqia e ka shtuar presionin mbi Athinën në shumë fronte, duke nisur nga ishujt në detin Egje.

Përmes një kërkese drejtuar OKB-së, ajo insiston për çmilitarizimin e tyre. “Pozicioni ligjor i Greqisë është i dobët dhe akuzat politike të saj kundër Turqisë, reflektojnë një gjendje mendore krejtësisht të shkëputur nga realiteti”, thuhet në letrën e ashpër që po shihet si tregues i qartë se Ankaraja është duke i ndryshuar tonet që i kishte zbutur disi pas bisedimeve për situatën në Mesdhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA