Llalla në kërkim ndërkombëtar/ Policia nuk e gjen. SPAK i drejtohet Interpolit

08/10/2021 19:45

Prokuror i përgjithshëm i Republikës deri në fund të 2017, Adriatik Llalla është kthyer në një të kërkuar ndërkombëtar.

Emri i tij iu dërgua nga SPAK Interpol Tiranës që e delegoi menjëherë drejt Interpol Lion.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar i Adriatik Llallës u krye pa u mbyllur dita e 16 e dënimit të tij për akuzën e fshehjes së pasurive në tre episode.

I dënuar me dy vite burgim dhe pesë vjet të heqjes të së drejtës për të ushtruar funksione publike, Llalla nuk u gjet në banesën e tij dhe gjatë kësaj kohe ai u mbajt në kërkim kombëtar, ndonëse nga këqyrja e sistemit TIMS rezultoi se ai ishte larguar në drejtim të paditur.

Tanimë autoriteteve jashtë Shqipërisë do tu duhet të zbulojnë vendndodhjen e tij dhe t’ja dorëzojnë drejtësisë në vend, teksa avokati i tij mbrojtës jo vetëm insiston se klienti ka problem shëndetësore dhe nuk mund të arrestohet por që gjithashtu ai do ti drejtohet gjykatës së lartë me një rekurs.

Top Channel