“Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin”/Gjeneral Abbas Ibrahim me fjalët e profetit Muhamed

08/10/2021 12:04

Gjeneral Abbas Ibrahim është nderuar ditën e sotme me Yllin e Madh të Medaljes nga kryeministri Edi Rama.

Gjenerali ka qenë një ndër personat që bënë të mundur largimin e shqiptarëve nga kampet e ferrit në Siri.

Ai e nisi fjalën me shprehjen e profetit Muhamed “Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin”.

“Kush shpëton një shpirt ka shpëtuar njerëzimin ka thënë profeti Muhamed. Liria është një e drejtë themelore për çdo qenie njerëzore. Qysh prej fillimit kjo luftë ka qenë në përparësi të kryeministrit Rama. Vëmendja e tij ishte në procesin e shpëtimit të familjeve nga kampet që drejtohen nga forcat kurde. Përpjekjet patën sukses për të rikthyer. Dua t’i shpreh falënderimet kryeministri Rama dhe zyrtarëve që morën pjesë në operacione.

Gjenerali ka bërë thirrje që të lirohen të gjithë personat që janë ende në ato kampe.

“Dua t’ia dedikoj Libanit dhe Shqipërisë dhe gjithë atyre që punojnë, bëj thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve dhe udhëheqësve që të përhapin gjuhën e paqes në vend të asaj të urrejtjes. Nëse mundem do doja t’ju falënderoja shumë që më dhatë këtë mundësi të gjendem këtu përballë këtyre fytyrave të rëndësishme”, tha Ibrahim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA