Qeveria shqiptare mori vendimin e hartimit të një plani të posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë dhe gjithë botën.
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me ministrat në një deklaratë tha se plani i posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike do bëhet të publik nesër.
“Sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumentet financiare, qoftë me instrument të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër”, tha Rama.
Rama nuk la pa përmendur edhe rritjen e çmimit të bukës, një nga shqetësimet aktuale të qytetarëve, duke theksuar se rritja e çmimit reflekton tregun kërkesën dhe ofertën dhe në këtë pjesë nuk ka gisht qeveria.
“Nëse marrim çmimin e bukës nga viti ‘90, do shohim se ka ardhur në rritje. Rritja e çmimit reflekton tregun kërkesën dhe ofertën. Nuk do prodhojë bukë nëse do mbetet në magazinë. E vendos tregu, në komunizëm e vendos shteti, këtë e kemi mbyllur”, u shpreh Rama.
Sa i përket rrogave, kryeministri u shpreh se në janar të vitit 2022 rroga minimale do të rritet në 32 mijë lekë të reja dhe deri në fund të mandatit do të jetë 40 mijë lekë.
“Nuk funksionon kështu sepse rrogat nuk rriten se dua unë. Nuk rriten rrogat sa herë njerëzit e kërkojnë. Pse nuk i rrit t’i paratë që u jep fëmijëve?! Po ku do t’i gjej thotë ai. Nëse ti do i marrësh borxh për të shpenzuar më shumë për shtëpinë, atëherë do detyrohesh të shesësh shtëpinë. Po Gjermania dhe Franca pse nuk i bëjnë nga 10 mijë euro për person pensionet? Duhet të punojmë më shumë dhe duhet të ecim me më shumë vendosmëri përpara. Nuk do t’i shmangemi asnjë zotimi që kemi marrë. Në janar të vitit 2022 do bëhet 320 mijë lekë rroga minimale. 330 deri 400 deri në fund të mandatit. Pagat do t’i rrisim siç kemi thënë. Edhe sektori privat do të bëjë të njëjtën gjë”, tha kryeministri.
Rritja e çmimit të karburatit, bukës dhe kriza energjetike ishte pjesë edhe e seancës pleanre të ditës së djeshme në kuvend, ku u krijua debat i fortë mes opozitës dhe maxhorancës.
Opozita bën fajtore qeverinë, kurse Rama iu kundërpërgjigj se në kohën e PD-së, nafta ishte më shtrenjtë.
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe bukës solli pakënaqësi tek qytetarët dhe dy ditë më parë u ngritën në protesta para Kryeministrisë.
Top Channel