Kryeministri Rama u shpreh se qeveria është konsultuar me ekspertë dhe janë parë analizat që po bëjnë vendet e tjera për hartimin e planit për menaxhimin e krizës energjetike.
“I kemi përllogaritur të gjitha, nesër do të publikojmë planin e posaçëm. I referohemi analizave të ekspertëve dhe analizave që po bëjnë vende të ndryshme. Kulmi i krizës do të jetë mesi i vitit 2022. Është situatë shumë e ngjashme me situatën e pandemisë, ku të gjithë janë të prekur, por çdo vend ka specifikat e veta”, tha kryeministri, në deklaratën e tij për mediet, pas mbledhjes së qeverisë.
Rama thotë se nga diskutimet me ekspertët e ekonomisë, kanë dalë në përfundimin se kulmi i krizës energjetike do të jetë mesi i vitit të ardhshëm:
“Na takon të mbrojmë konsumatorët tanë, me një rend prioritetesh nga poshtë lart, duke pasur parasysh nga ata që janë në nevojë e në vazhdim. Siç nuk i kemi lënë qytetarët në rrugë kur ngelën pa çati nga tërmeti, siç nuk i kemi lënë vetëm përballë armikut të padukshëm (koronavirusi), nuk do t’i lemë as tani”.
Top Channel