SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan/ Dy delegacionet takohen në Islamabad të shtunën për një zgjidhje afatgjatë 08/04 23:05
Një tërmet me magnitudë 6,1 ka ndodhur në verilindje të Tokios, kryeqytetit të Japonisë.
Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze (JMA), tërmeti u regjistrua në prefekturën Chiba, në verilindje të zonës metropolitane të Tokios. Tërmeti me magnitudë 6,1 ballë ka ndodhur në orën 22:41 me kohën lokale në thellësi prej 80 kilometrash.
Tërmeti është ndier gjithashtu në Tokio dhe prefekturat Kanagawa dhe Saitama. JMA nuk dha paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Top Channel