Xhanina Hoxha, e cila udhëtonte me makinën Ford që u aksidentuar një ditë më parë në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç ka ndërruar jetë.
29-vjeçarja që banonte në fshatin Shqitas në Maliq, ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Burimet nga policia thanë se shoferi i mjetit, shtetasi Kastriot Guçe humbi kontrollin e makinës, duke dalë jashtë rruge. Mësohet se Guçe ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, citohet nga deklarata.
Shkaqet e këtij aksidenti deri më tani mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel