Ish-kryeministri Sali Berisha u prit me entuziazëm nga simpatizantët në Elbasan.
Në ‘foltoret’ që ai ka nisur të zhvillojë në qytetet e vendit, kërkon mbështetjet e demokratëve në ‘betejën’ e tij me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili e përjashtoi nga grupi parlamentar.
Nga foltorja e Elbasanit, Berisha tha regjimi i Kryeministrit Edi Rama ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në ‘delen e zezë’ të Ballkanit dhe Evropës, ndërsa u bën thirrje demokratëve të ngrihen të bashkuan për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij regjimi.
Ish kryeministri në fjalën e tij tha se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria ishte asokohe vendi me te ardhura të mesme të larta dhe kjo ishte një rritje historike, ndërsa sot shqiptarët kanë rrogat me të ulëta në rajon.
Berisha: Vij sot në këtë foltore më i motivuar se kurrë! Për tu dëshmuar shqiptarëve se ne jo vetëm jemi njerëzit, qytetarë, demokratë të idealeve fisnike, por jemi sot në këmbë më të vendosur se kurrë në mbrojtjen e tyre në piedestalin që meritojnë. Sot është një thirrje e brendshme e ndërgjegjes së çdo demokrati dhe shqiptari. Duhet të ngrihemi të bashkohemi, të hapemi, në mënyrë që ti japim përgjigjen më të merituar kësaj situate të krijuar nga vendosja në Shqipëri i një regjimi i cili ka vetëm një emër bandito-kraci.
Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Nga një tokë e bekuar, në një vend të pashpresë nga i cili të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Isha në Gjirokastër. Dola nga një hotel se pushova pak, i zoti kishin bërë gjithçka për të përfaqësuar qytetin por edhe vendin. Për mua ishte i klasit të parë. Sa dilje nga hoteli ishte i pafund vargu i dyqaneve të mbyllura. Shkretëtirë. Gjirokastra është trashëgimni botërore e kulturore. Shtro kalldrëm e vidh para dhe nuk kanë bërë asgjë tjetër.Kështu është mbarë Shqipëria. Shqiptarët nisën një rrugë zhvillimi dhe kaluan në një kërcim të madh në vendin me të ardhura të mesme të larta, kjo është arritje historike. Ku janë sot shqiptarët pas 30 vitesh? 30 % më ulët se në vitin 2013. Nëse atëherë kishim rrogat më të larta në rajon sot kemi më të ulëta, ndaj dhe shqiptarët ikin. Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. Jemi vendi në të cilin janë investuar nga taksat tuaja mbi 5 mln euro, çfarë është ndërtuar me to? Gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve që ndajnë bashkë paratë.
Top Channel