Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke krahasuar me Suden e firmave piramidale, të cilat u krijuan në vitin 1997.
Ai u shpreh se Sudja ka prerë flokët dhe ka lënë mjekër duke u transformuar në kryeministrin Rama.
“Sudja ka lënë mjekër ka prerë flokët dhe është Edi Rama. Kujt i bie të jetë Sudja me flokë të shkurtra edhe me mjekër. I bie të jetë Edi Rama. Sa i përket gënjeshtrave. Ky e kishte zotim uljen e TVSH për të ulur heqjen e energjisë. Jo tani thotë që ulja e TVSH nuk e ul çmimin e energjisë. Nëse koka ka marrë erë nuk ka një shtet funksional”, tha Basha.
Basha transmetoi videon e disa viteve më parë të kryeministrit, duke theksuar se ai nuk po i mban premtimet e uljes së TVSH dhe uljes së çmimeve.
Tema aktuale në vendin tonë është kriza energjetike, rritja e cmimeve dhe karburante, duke krijuar edhe reagim nga qytetarët që organizuan protesta.
Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, ku shoqëritë KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., duhet të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë dhe duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Top Channel