Kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar krizën energjetike një krizë korrupsioni me në krye qeverinë.

Ai thekson se kryeministri do të largojë vëmendjen nga korrupsioni që ka pushtuar vendin duke përdorur krizën energjetike.

“Janë plagë për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, plagë për qytetarë që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës. Stërmundohen për të shkolluar fëmijët. S’është kriza energjetike, por kriza  e korrupsionit, mos e lini të luajë me bukën e fëmijëve tuaj. Ai do ta përdorë këtë situatë njësoj si fatkeqësitë e tjera për të mbushur gropat me koncesione, tendera, mbajmë vendin e parë në Evropë”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit, taksat dhe ryshfetet janë më të larta dhe kriza ka mbërthyer për fyti çdo shqiptar.

“Siç e ka nisur do vijojë ta fshehë të vërtetën dhe relativizuar të keqen. Ai e ka sjellë këtu punën me vendimet e tij kriminale. Ka çuar borxhin publik, pa përfshirë po 100%. Ai kërkon të merremi me batuta, me gërr vërre me gjithçka të mundshme vetëm e vetëm për të hequr vëmendjen. Fatura e ujit është më e lartë. Taksat dhe ryshfetet janë më të larta dhe kriza ka mbërthyer për fyti çdo shqiptar. Por nuk funksionon kështu”, tha Basha.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA