Vasili akuzon qeverinë duke listuar deklaratat e Ramës që nga fillimi i pandemisë: E mbani mend kur thoshte…

07/10/2021 13:33

Deputeti Petrit Vasili, ka kritikuar qeverinë për keqmenaxhimin e situatës së pandemisë Covid 19.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të enjten ka kritikuar qeverinë Rama për keqmenaxhim të situatës së pandemisë COVID-19.

Në fjalën e tij në Kuvend, Vasili theksoi se deklaratat e kryeministrit Edi Rama kanë nxitur keqinformim, duke theksuar se mesazhi më negativ për kontrollin e pandemisë u dha që më 17 mars, atëherë kur Kryeministri deklaroi se nuk ka nevojë të bëjmë testime.

Në 18 mars tha që maska nuk është e nevojshme. Madje, ka arritur të thotë se ka mendime që nxitja për të bërë testime është e lidhur me interesa të kompanive farmaceutike”, tha ai.

Sipas tij, është një turp i madh të rrahësh gjoksin me pandeminë, pasi që nga muaji qershor, kryeministri Rama deklaronte se Shqipëria është e para në botë në lidhje me masat e marra për pandeminë.

Por çfarë bënte? Nuk testonte”, theksoi nënkryetari i LSI-së.

Ndër të tjera, Vasili tha se nuk mund të bëhet politikë me pandeminë, pasi kush bën politikë me të, fsheh të vërtetat.

Akuzave të Vasilit iu përgjigj deputetja Ermonela Felaj. Sipas saj, është e çuditshme se si opozita nuk përmend asnjë punë të mirë në betejën kundër Covid, siç është procesi i vaksinimit, që sipas saj ka ecur me ritme të shpejta.

Jemi këtu për të ekspozuar këtë punë dhe këto përpjekje. Si nuk folët njëherë mirë gjatë gjithë kësaj kohe.

Nuk ka ndodhur që dikush të kthehet pas kur ka kërkuar vaksinë. Ne ishim këtu që në momentin e parë. U bëmë pjesë e sistemit COVAX, negociuam me çdo factor shtetëror e jo shtetëror, që të sillmin sa më shpejt vaksina. Ju kujtoj që sasia e parë erdhi që në janar. Sa baltë u hodh kur atëherë bashkë me të moshuarit, u vaksinuan dhe personalitete të njohura. Ndihmuam dhe Kosovën. Po premtimet e Lulit që do të siguronte vaksina ku shkuan.

Jemi të lumtur sot që Green Pass-i (Pasaporta e gjelbër e koronavirusit) njihet nga Bashkimi Evropian”, tha Felaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA