Një tërmet me magnitudë 5 ra mbrëmjen e një dite më parë në Splitsko-dalmatinska županija, në Kroaci.
Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, dhe kjo bëri që fuqia e tij edhe më shumë nga banorët. Deri tani nuk ka raporte për viktima, por forca e lëkundjeve të regjistruara 40 km nga Spliti, ka shkaktuar panik të madh me njerëzve.
Kroacia është goditur nga disa tërmete përgjatë këtij viti. Më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 për shkak të të cilit humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale. Tërmeti që goditi asokohe pranë Petrinjës u ndje në mbarë rajonin, dhe vendi për muaj të tërë u trondit nga tërmete më të vogla.
Top Channel