Spahiu: Policia e ka imazhin përtokë, figurat e krimit të organizuar kanë më shumë autoritet

07/10/2021 21:59
Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar dorëheqjen e Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit.

I ftuar në emisionin “Open” në Top  Channel, Spahiu u shpreh se Policia e Shtetit e ka imazhin përtokë ndërsa figurat e krimit kanë më shumë më autoritet se policia në Shqipëri.

Kreshnik Spahiu: E largoi në këtë moment se mentalitet shqiptar, e largoj kur dua unë. I emërojnë dhe shkarkojnë njerëzit jo kur është nevoja, por kur e kanë çelësin vetë që i heqin dhe i venë vetë. Ky është një sektor që ka një imazh përtokë. Në raport me krimin e organizuar, figurat e krimit kanë më autoritet se policia në Shqipëri. Dikush që ka një hall në fshat apo qytet e ka më të thjeshtë t’i bëj një telefonatë më të fortit, sesa Ardi Veliut. Numrin e Ardi Veliut as unë se kam në telefon.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA