Një automjet është djegur tërësisht në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.

Sipas raportimeve, më herët është dëgjuar një shpërthim dhe më pas mjeti që po lëvizte në rrugë ka marrë flakë.

Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në mjet. Në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja që mundësoi shuarjen e flakëve. Fatmirësisht shoferi, 27-vjeçari me iniciale E.S. ka mundur të dalë në kohë.

Shpërthimi dhe flakët kanë ngjallur panik te banorët dhe pasagjerët në automjetet përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA