Në Rusi numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 arriti rekord për të dytën ditë radhazi, me 929 viktima gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 212.625, theksuan sot autoritetet.
Numri i infeksioneve të reja mbeti gjithashtu i lartë, 25.133 persona rezultuan pozitivë në COVID-19 që nga e marta, duke e çuar numrin e rasteve në 7.6 milionë, tha Taks Forca emergjente mbi koronavirusin në Rusi në një raport të përditshëm.
Ndërkohë, 19.841 persona u shëruan nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e shënuar totalin në 6.7 milionë, thuhet në raport. “Situata me pandeminë e koronavirusit në Rusi është përkeqësuar pas ftohjes së motit, morbiditeti po rritet në shumicën e rajoneve ruse dhe qeveria pret që morbiditeti të rritet së shpejti në 30 mijë raste ditore”, tha zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova në mbledhjen e qeverisë të martën.
Ajo tha se 42.2 milionë njerëz kanë përfunduar vaksinimin kundër COVID-19 në Rusi.
Top Channel