Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, ku një automjet ka dalë nga rruga.
Tre persona kanë mbetur të plagosur këtë të enjte si pasojë e një aksidenti, ku automjeti tip “Ford” me të cilin udhëtonin doli nga rruga në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec.
Burime nga policia thanë se personat e aksidentuar janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga”, citohet nga njoftimi.
Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy pasagjerët, shtetasja Xh.H., rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel