Një imam i cili jeton në Gjermani është vënë nën shënjestrën e anti-térrorit shqiptar, pasi cilësohet si një person ekstremist që flet me urrejtje për simbolet dhe historinë shqiptare.
Ndërkohë një Hoxhë shqiptar, nuk i ka lënë pa përgjigje provokimet e Rumaisa, ai ka sjellë disa foto në redaksinë e Top Channel, nga Meka, ku na shkruan “ për inat të imamit Arabë, jam hoxhë jam shqiptarë tradicional sps ne jemi Albanian”.
Imami Rumaisa është nën hetim , pasi sipas burimeve të Antiterrorit jo vetëm lëshon thirrje kundër flamurit shqiptar , por njëherazi e konsideron heroin kombëtar Skënderbeun si simbol kundër myslimanëve.
Ky shtetas është verifikuar nga dy njësi, Antiterrori dhe krimet kibernetike dhe mbas rezultateve , për shkak të deklaratave ekstremiste është angazhuar për identifikimin e tij edhe pala gjermane.
Top Channel