Komisioni Qendror i Zgjedhjeve javën që vjen pritet të shndërrohet në një qendër numërimi votash me qëllim hapjen e 520 kutive të votimit.

Përfaqësuesit ligjorë të partive të opozitës që kërkojnë hetimin e asaj që ata e konsiderojnë si një masakër zgjedhore nuk treguan interes mbi procesin, duke mos u paraqitur në mbledhjen e thirrur nga Komisionari.

Rinumërimi i fletëve të votimit, edhe pasi rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është vulosur është detyrim që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i ndryshuar, si një garanci e shtuar e procesit.

Mësohet se hetimi zgjedhor do të shtrihet edhe për pajisjet, të cilat bënë të mundur identifikimin dhe numërimin elektronik të votave.

Rinumërimi nuk afekton rezultatin e certifikuar të 25 Prillit, por pritet të ketë pasoja mbi komisionerët dhe numëruesit.

Nëse konstatohet se ata kanë kryer shkelje ligjore që mund të kenë cenuar vullnetin e votuesve shqiptarë, atëherë ata do të shkojnë për hetim penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA