Në replikë me kryeministrin Rama, i cili e mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës se ata nuk drejtojnë dot veten e tyre e jo më vendin, Basha u shpreh se sot opozita është në garë me llumin e tranzicionit.
Basha tha se beteja e tyre nuk është as e brendshme në PD, e as me socialistët e ndershëm.
“ Nëse përsëritja e fakteve, është keq, po dalja e të përsëriturit e atyre që them unë nga ty, është nëna dhe baba e së keqes, shikoni pak të nderuar qytetarë se ku e zhvendos Rama situatën në një kacafytje personale, si në ditët e pandemisë, që kur hapnim frigoriferin na dilte ky, ai ka frikë nga e vërteta, kështu e sheh politikën Rama. Ai sheh çfarë humb ose fiton politikani, jo qytetari, e ka katandisur politikën si Lukashenko.Ndaj kjo nuk është një garë, as e brendshme e PD as me socialistët e ndershëm e të thjeshtë. jo është një garë mes dashurisë për vendin dhe fatin e zi ku i ka katandisur kjo qeveri. Pengut apo pengmarrësit të atij që është kukulla e i përdor ata si kukulla. Është beteja mes llumit të tranzicionit shqiptar, e një shpresë të re që po lind se Shqipëria mund e do të jetë ndryshe, e një ëndrre që kishim në 1992, kur paraardhësit e tyre, i detyruam të hiqnin dorë nga monopoli i dhunës.
Varfëri-terror-propagandë ky është trinomi i këtij që mban peng qeverisjen e vendit përmes.
120 mln nga 230 mln euro ka disbursuar, ku janë të tjerat. Pse nuk hapen shkollat pse shtyhen? Se nuk ka shkolla. Ku është shkolla Naim Frashëri në Durrës, do ndërtohet me tej se do grabitet trualli për të ndërtuar kulla, të Ard Celave, e Dakos para korrupsioni, para droge. Thatësira thotë, 10 mln tenderi i fundit. Me çfarë e shuan këtë thatësirë, ku shkojnë këto 10 mln euro më shumë se çmimi i tregut, sa prej tyre për të shpërblyer patronazhistët? “ u shpreh Basha.
Top Channel