Iran/ Roli i dronëve në nxitjen e terrorizmit dhe luftërave rajonale nga Forcat Quds

07/10/2021 20:16

Të mërkurën më 6 tetor 2021, Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) mbajti një konferencë për shtyp ku zbardhi aspekte të pazbuluara më parë të programit masiv të regjimit iranian për UAV (mjete ajrore pa pilot).

Konferencën e hapi Soona Samsami, përfaqësuesja e NCRI-SHBA, ndërsa raportin e prezantoi Alireza Jafarzadeh, zëvendës-drejtori i NCRI-SHBA.
Kjo konferencë zbardhi komplekset e prodhimit dhe ciklin e plotë të programit, nga prodhimi te vënia në punë, dhe nga trajnimi te sigurimi i pajisjeve. U prezantuan imazhe satelitore, grafikë, tabela, dhe detaje të tjera vizuale.

Detajet e reja alarmuese mbi këtë program, i cili operohet nga Forcat Qods të IRGC-së, janë mbledhur nga rrjeti i Mujahedin-e Khalq (MEK) brenda Iranit.
Gjatë dy dekadave të fundit, NCRI ka ekspozuar dhjetëra komplekse e qendra të rëndësishme të programit të armëve bërthamore të Teheranit, të programit ambicioz të raketave, dhe të rrjetit të tij terrorist në rajon.

Më poshtë vijon teksti i raportit nga Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit:

Informacione të zbuluara rishtazi rreth qendrave të prodhimit, përdorimit, magazinimit, trajnimit, dhe eksportimit të UAV-ve

Përdorimi i dronëve dhe raketave nga IRGC për të mbuluar dobësitë themelore të Forcave Ajrore

6 tetor 2021

Dronët janë një nga armët kryesore që përdoren nga regjimi iranian për të eksportuar terrorizëm dhe luftënxitje, dhe kjo është arsyeja pse, gjatë dekadës së fundit, Teherani ka investuar fuqishëm në prodhimin e dronëve pavarësisht sfidave drastike ekonomike.

Forcat Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i përdorin kryesisht mjetet e ndryshme ajrore pa pilot (UAV) për operacionet e tyre terroriste si dhe për të furnizuar proksit e tyre në rajon. Deri në njëfarë pike, regjimi po përpiqet që me këtë teknologji të kompensojë vjetrimin dhe rrënimin e Forcave të tij Ajrore.

Sot, për herë të parë, ne po bëjmë publike informacionet rreth sistemeve të prodhimit dhe shfrytëzimit mbi bazën e informacioneve të marra nga Mujahedin-e Khalq (MEK).

Seksioni 1
Prodhimi i UAV-ve nga Ministria e Mbrojtjes
dhe Forcat Aerohapësinore të IRGC

Për të prodhuar UAV, regjimi klerikal i kontrabandon disa nga pjesët kryesore, si mororët dhe komponentët elektronikë, nga vende të huaja; komponentët e tjerë prodhohen në industri të ndryshme brenda Iranit.

Sipas informacioneve tona, në Iran ka 8 industri përgjegjëse për prodhimin e UAV-ve. Disa nga këto industri, si Industritë Ajrore të Quds, Prodhuesi Iranian i Mjeteve Ajrore (HESA), Industritë Fajr, dhe Industritë Basir, operojnë nën “Organizatën e Industrive të Aviacionit” të Ministrisë së Mbrojtjes.

Seksione të tjera të këtyre komplekseve janë të lidhura me Forcat Aerohapësinore të IRGC-së ose me forcat e ndryshme të armatosura të regjimit, ose operojnë nën petkun e institucioneve private.

1 – Industritë Ghazanfar Roknabadi

Industritë Ghazanfar Roknabadi, e lidhur me Forcat Aerohapësinore të IRGC, është e përfshirë në prodhimin e dronëve. Ky ent ofron mbështetje dhe trajnim për fabrikat e Forcave Aerohapësinore të IRGC-së. Ai prodhon pjesë të ndryshme dronësh për IRGC-në dhe industri të tjera të lidhura me forcat Aerohapësinore.

Kompleksi Ghazanfar Roknabadi përfshin dhjetëra hangarë e ndërtesa. Hapësira për motorët dhe kamerat e dronëve ndodhet në pjesën veriore të kompleksit, e cila tregohet në fotot ajrore që vijojnë.
Hapësira e magazinimit për pjesë të ndryshme të lidhura me Forcat Aerohapësinore ndodhet në pjesën jugore të kompleksit.

Sipas raporteve që kemi marrë, lëndët e para për prodhimin e pjesëve të dronëve, si cohët dhe fibrat e veçanta, importohen nga Kina.

Kjo qendër ndodhet në Rrugën e Vjetër të Karaj (Autostrada Fatah), Bulevardi Bilal (SepaheEslam), ana lindore e bulevardit.

Industritë Ghazanfar RoknabadiGodina 1 është zyra e sigurisë, Godina 2 është reparti i motorëve dhe kamerave, Godina 3 është salla e prodhimit

2 – Prodhimi i dronëve nga forcat e armatosura në Semnan

Në 2019-ën, forcat e armatosura të regjimit lançuan një kompleks të ri dronësh, një njësi e specializuar dronësh me seli në Semnan. Të gjitha institucionet ushtarake, përfshirë IRGC, Bassij, Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF) dhe Ushtria, veprojnë bashkarisht në këtë kompleks. Ky kompleks është në thelb një grup pune i specializuar për prodhimin e UAV-ve, dhe merret me dizajnin dhe riprodhimin e UAV-ve të lehta dhe pa zhurmë. Në këtë njësi punojnë një numër specialistësh dhe inxhinierësh të teknologjisë së informacionit. Dronët e prodhuar atje kanë si qëllim kontrollimin e kufijve perëndimorë dhe lindorë të vendit. Specialistët i transportojnë pjesët të ndara nga njëra-tjetra në vendin e dëshiruar dhe e montojnë produktin final atje.

Kompleks i prodhimit të dronëve në Semnan

3 – Industritë Ajrore të Quds

Industritë Ajrore Quds operon nën Organizatën e Industrisë së Aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. E ka ndryshuar emrin në “Industritë e Dizajnit dhe Ndërtimit të Mjeteve Ajrore të Lehta” më 13 dhjetor 2019. Selia ndodhet në kilometrin 4 të autostradës speciale Teheran-Karaj dhe përbri bazës ajrore Ghadr të IRGC-së në Aeroportin Mehrabad.

Industritë Ajrore Quds pranë Aeroportit MehrabadIndustritë Ajrore Quds të Ministrisë së Mbrojtjes

1 është godina e re administrative; 2 është një seksion dizajni; 3 është një sallë montimi;

4 është një seksion kompjuteri; 5 janë seksionet e testimit final

4 – Industritë Fajr

Industritë Aerohapësinore dhe Materialet Kompozite Fajr është një nga fabrikat e kontrolluara nga Organizata e Industrisë së Aviacionit e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo prodhon mjete ajrore të vogla dhe me një motor. Fajr prodhon gjithashtu disa materiale dhe pjesë të lidhura me UAV-të. Selia e Industrive Fajr ndodhet përbri selisë së Industrive Ajrore Quds në rrugën e veçantë të Karaj.

Industritë Fajr përbri Industrive Ajrore Quds

5 – Kompania Iraniane e Prodhimit të Mjeteve Ajrore (HESA)

Kjo kompani është një nga degët më të mëdha të Organizatës së Industrisë së Aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo ndodhet në Shahin Shahr, Isfahan. Krahas prodhimit të pjesëve të mjeteve ajrore, ajo përfshihet gjithashtu në prodhimin e UAV-ve dhe komponentëve të tyre. I ashtuquajturi Ababil UAV, një lloj droni i vogël, është ndërtuar për herë të parë nga kjo kompani. Kreu aktual i kompanisë është Hamid Reza Nouri.

HESA në Shahin Shar, Isfahan

6 – Industritë Basir (në Babol)

Industritë Basir është një degë e Organizatës së Industrisë së Aviacionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo prodhon pjesë dhe komponentë të ndryshëm për industritë aerohapësinore dhe detare, duke përfshirë prodhimin e baterive të vogla për UAV-të si dhe të motorëve diesel për skafët e IRGC-së. Kjo kompani ndodhet në kilometrin 1 të autostradës Babol–Amol.

Industritë Basir në Km 1 të autostradës Babol–Amol.

7 – Kompania e Kompozitëve BesparSazeh

BesparSazeh Composite prodhon pjesë të trupit të UAV-ve. Ajo është themeluar në 2015-ën. Kompania kryesisht operon në fushat e dizajnit, modelimit, dhe prodhimit të pjesëve të ndryshme kompozite dhe metalike.

Adresa origjinale e kësaj kompanie në 2015-ën ka qenë pranë vendndodhjes së Industrive Ajrore Quds në rrugën e Karaj. Në 2016-ën, ajo u zhvendos në zonën Mallard në jug-perëndim të Teheranit. Kjo vendndodhje e re është pranë kazermave të IRGC-së për raketat dhe UAV-të, si kazermat Falaq dhe Sajjad.

BesparSazeh, e përfshirë në ndërtimin e UAV-ve MohajerSalla 1, prodhimi i pjesëve kompozite; 2 zyra administrative e BesparSazeh; 3 zyra e Industrive Ajrore QudsFoto e marrë nga jashtë kompanisë Bespar Sazeh

Salla 1, prodhimi i pjesëve kompozite; 2 zyra administrative e Bespar Sazeh; 3 zyra e Industrive Ajrore Quds

Foto e marrë nga jashtë kompanisë Bespar Sazeh
Sipas raporteve të marra nga brenda Iranit, kjo kompani prodhon trupat e llojeve të ndryshme të UAV-ve, përfshirë për dronet e ashtu-quajtura Mohajer.

Sipas këtyre raporteve, kompania i siguron rreth 50% të lëndëve bazë nga brenda Iranit. 50-përqindëshi i mbetur futet kontrabandë nga jashtë shtetit. Aktualisht, lloje të tjera lëndësh bazë importohen nga Kina, Turqia dhe Korea e Jugut. Në të shkuarën, kjo kompani importonte fibra qelqi të cilësisë së lartë nga Franca, dhe disa lëndë të tjera, si rrëshirë të cilësisë së lartë, nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Por nuk mund ta bëjë më këtë për shkak të sanksioneve, dhe detyrohet të marrë lëndë bazë me cilësi më të ulët nga Kina.

8 – Kompania Paravar Pars dhe Aeroporti Sepehr

Në 1995-ën, IRGC nisi të ndërtonte një aeroport dhe një kompleks ushtarak e industrial në lindje të Universitetit Imam Hossein. Aeroporti Sepehr dhe kompleksi operojnë nën mbikëqyrjen e Kompanisë Paravar Pars, e cila i përket Njësisë për Hulumtimet mbi Aviacionin të Universitetit Imam Hossein të IRGC-së. Kompania kopjon modele ekzistuese dhe ndërton UAV, avionë ultra të lehtë, dhe dronë, si dhe instalon gjithashtu kamera e pajisje të tjera në dronë. Kompania Paravar Pars dhe Aeroporti Sepehr janë vënë nën kontrollin e Forcave Aerohapësinore të IRGC-së që në 2005-ën. Forcat Aerohapësinore të IRGC-së e përdorin këtë aeroport për trajnime me dronë e mjete ajrore të lehta.

Aeroporti Sepehr që përdoret nga IRGC për trajnime me dronë

Seksioni 2
Qendrat e magazinimit dhe shfrytëzimit për dronët që përdoren nga Forca Aerohapësinore e IRGC

Forca Aerohapësinore e IRGC-së, e cila ka zëvendësuar Forcën Ajrore në strukturën e IRGC-së, ka pesë komanda, njëra prej të cilave është Komanda e UAV. Komanda e UAV ka disa grupe që janë të stacionuara në baza të ndryshme të Iranit.

Komanda e UAV e Forcës Aerohapësinore të IRGC-së: Krahas komandës së UAV, Forca Aerohapësinore e IRGC-së përfshin edhe Komandën e Raketave, Komandën Ajrore, Komandën e Mbrojtjes Ajrore, dhe Komandën Hapësinore.

Qendra e Komandës së Dronëve në Forcën Aerohapësinore të IRGC-së: Qendra e Komandës së Dronëve është një nga nën-divizionet e Forcës Aerohapësinore. Forca Aerohapësinore, e kryesuar nga Brigadier Gjeneral Amir Ali Hajizadeh i IRGC-së, përfshin gjithashtu njësitë e komandës së raketave, komandës ajrore, komandës së mbrojtjes ajrore, dhe komandës hapësinore. Janë 7 qendra të mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të UAV-ve, të cilat përfshijnë:

– Zyrat qendrore të komandës së dronëve në Dastvareh (zyrat qendrore të Forcës Aerohapësinore të IRGC-së) në Teheranin veri-perëndimor
– Baza Ajrore Karimi në Kashan
– Baza Badr në Isfahan
– Baza Aerohapësinore në Ahvaz
– Njësia UAV në Kermanshah
– Garnizonet Sajjad dhe Falaq që i përkasin Forcës Aerohapësinore të IRGC-së në rajonin Mallard (në perëndim të Teheranit)

Posti i komandës UAV në Forcën Aerohapësinore (Garnizoni Dastvareh):

Posti i komandës UAV ndodhet në Garnizonin Dastvareh, ku ndodhet edhe zyra qendrore e Forcës Aerohapësinore të IRGC-së, në një godinë të ndarë. Brigadier Gjeneral Saeed Aqajani, komandanti aktual i Komandës UAV, është i stacionuar në këtë vendndodhje.

Komanda UAV ndodhet në Garnizonin Dastvareh, që përmban zyrat qendrore të Forcës Aerohapësinore të IRGC-së.Hartë e Iranit që tregon 8 qendra të prodhimit të UAV-ve dhe 7 qendra të mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të UAV-ve

Seksioni 3
Struktura organizative e Forcave Quds në lidhje me UAV-të

Forcat Quds të IRGC-së kanë krijuar departamente për programin e dronëve në zyrat e tyre qendrore, në përpjekje për të pajisur mercenarët dhe militantët e tyre në rajon me UAV.

Departamenti i Inteligjencës i Forcave Quds:

Brenda Departamentit të Inteligjencës të Forcave Quds, ka një divizion që është përgjegjës për të porositur dhe siguruar UAV-të. Ky divizion identifikon sasinë dhe llojet e UAV-ve që duhen në përputhje me dizajnet specifike dhe objektivat për secilin nga vendet e shënjestruara. Më pas këto kërkesa i paraqiten Ministrisë së Mbrojtjes. Dronët e kërkuar sigurohen kryesisht nga kompleksi kryesor i prodhimit të dronëve, i cili është një filial i Organizatës së Industrive të Aviacionit në Ministrinë e Mbrojtjes të regjimit.

Departamenti i Trjanimit i Forcave Quds:

Departamenti i Trajnimit i Forcave Quds është përgjegjës për trajnimin e mercenarëve dhe proksive të regjimit. Ky departament sjell mercenarët e grupeve militante nga shtete të ndryshme në Iran, më konkretisht në zyrat qendrore të këtij departamenti në Garnizonin Imam Ali. Më pas, agjentët dërgohen në seksione të ndryshme sipas llojit të trajnimit që i duhet në lidhje me nivelin dhe llojin e misioneve të caktuara për ta.

Përveç trajnimit për përdorimin e raketave dhe për operacionet e sabotazhit, Departamenti i Trajnimit i Forcave Quds ofron trajnim sistematik për përdorimin e dronëve. Ka grupe të ndryshme trajnimi në Garnizonin Imam Ali të Forcave Quds (e vendosur në daljen në kilometrin e 20-të të autostradës Teheran-Karaj). Njëri nga këto grupe është e ashtuquajtura njësi (teknike) e specializuar. Ky grup përfshin tre nëndivizione: UAV-të, raketat, artilerinë e rëndë dhe riparimin e saj.

Seksioni i trajnimit për raketat njihet si kodi 340. Trajnimi për UAV-të është kodi 330. Artileria e rëndë dhe riparimi është kodi 320.

Krahas ofrimit të trajnimit për përdorimin e raketave, njësia e specializuar e Departamentit të Trajnimit, që ndodhet afër qytetit Semnan, u ofron mercenarëve të Forcave Quds trajnim për përdorimin e dronëve.

Disa fusha të trajnimit të niveleve më të larta për përdorimin e UAV-ve ofrohen nga ekspertë të UAV-ve nga Forcat Aerohapësinore të IRGC-së në Bazën Karimi në Kashan.

Departamenti i Logjistikës i Forcave Quds:

Brenda Departamentit të Logjistikës të Forcave Quds, ndodhet një zyrë kontrabande përgjegjëse për futjen kontrabandë të armëve dhe pajisjeve, agjentëve në shtetet e rajonit.

Kjo zyrë përdor rrugë të ndryshme ajrore, tokësore dhe detare për t’u dërguar shteteve të rajonit armë dhe pajisje, si dhe pjesë të UAV-ve.

Rrugët ajrore: Disa nga armët dhe pajisjet dërgohen rregullisht drejt vendeve të shënjestruara përmes bazës së IRGC-së në Aeroportin Mehrabad.

Rrugët tokësore: Disa nga këto pajisje, të fshehura në kontenierë, dërgohen me kamion në Irak, Siri dhe Liban përmes kufirit tokësor.

Rrugët detare: Pajisje të tjera futen kontrabandë në Jemen dhe zona të tjera, me varkat e IRGC-së përmes porteve të kontrolluara nga IRGC-ja.

Në këtë mënyrë, Forcat Quds, së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Aerohapësinore, i transferojnë grupeve të tyre mercenare, armë dhe trajnime për UAV-te dhe gjëra të tjera që i nevojiten.

Forcat Quds përdorin rrugë të ndryshme ajrore, tokësore dhe detare për t’u dërguar proksive të tyre në shtetet e rajonit armë dhe pajisje, si dhe pjesë të UAV-ve.

Sulme terroriste me dronë në Irak, Siri, Liban, Jemen dhe Palestinë

Pasi dronët dërgohen nga zyrat qëndrore të Forcave Quds në Iran drejt shteteve të tjera të rajonit, ata montohen në kazerma ushtarake (të tilla si ish Kampi Ashraf në Irak) nga personel i trajnuar.

Dronët, të cilët më pas prodhohen ose nga oficerë të Forcës Aerohapësinore të IRGC-së, të cilët operojnë nën komandën e degës së Forcave Quds në atë shtet, ose nga personel i trajnuar i grupeve mercenare të Forcave Quds, përdoren në misione zbulimi apo opercionale në atë shtet.

Si i përdorin Forcat Quds dronët në 5 rajone specifike:

Siri: Gjatë konfliktit në Siri, IRGC-ja ka përdorur vazhdimisht UAV-të për të identifikuar dhe sulmuar forcat opozitare siriane, dhe për të mbështetur ushtrinë e Bashar Assad-it. Një pjesë e personelit të Forcave Aerohapësinore të IRGC-së është aktualisht e stacionuar në Siri (që nga vera e 2021-shit). Një nga aeroportet e përdorura për të operuar UAV-të, është Aeroporti Palmyra. Personeli i Forcës Aerohapësinore të IRGC-së shkon në këtë aeroport për të kryer misionet. Zyrat qendrore të Forcës Aerohapësinore të IRGC-së ndodhen në qytetin e Palmyras. Dronët që dërgohen në Siri jan të ndarë në pjesë dhe montohen nga IRGC-ja në repartet dhe fabrikat e saj në Siri. Disa pjesë, si motorët e UAV-ve, sigurohen direkt nga Kina dhe dërgohen në Siri.

Irak: Në vitet pas tërheqjes së forcave shumëkombëshe të koalicionit, IRGC-ja i ka shfrytëzuar së tepërmi dronët brenda Irakut, duke i vënë në dispozicion të grupeve militante të lidhura me të. Një shembull i tillë tregohet në këtë foto të dronëve që i janë dërguar grupit Al-Nujaba në Irak, i cili vepron si një nga mercenarët e Forcave Quds. Në një paradë të organizuar nga Fronti i Mobilizimit Popullor në qershor të vitit 2021, këto grupe, përfshirë Al-Nujaban, prezantuan dronët e tyre. Të gjitha pjesët e këtyre dronëve ja kishte dërguar IRGC-ja nga Irani.

Pjëset e dronëve dërgohen të ndara nga njëra tjetra, me rrugë ajrore në aeroportin e Bagdadit ose me rrugë tokësore tek grupet Hashad al-Shaabi groups. Këto pjesë montohen në reparte të lidhura me IRGC-në.

Liban: Në vitin 2003, shtatë anëtarë të Hezbollahut Libanez u trajnuan për herë të parë për avionin Mohajer-4 në Industritë Ajrore Quds, ku prodhohen UAV-të. Më pas, regjimi i dërgoi disa nga këto mjete ajrore Hezbollahut në Liban. Për shkak të rëndësisë së përdorimit të UAV-ve për akte terroriste, në vitin 2006, Imad Mughniyeh vizitoi Aeroportin Sepehr gjatë një vizite në Teheran për të parë se si UAV-të lançoheshin nga automjetet.

Jemen: Forcat Quds të IRGC-së furnizojnë me dronë edhe Ansarollah-un e Jemenit (Houthi) në shkallë të gjerë. Houthi-t përdorin rregullisht dronë në sulmet e tyre, dhe keta dronë vazhdimisht rrëzohen në territorin Saudit. Sipas një raporti më 27 nëntor 2016, kapja e gjashtë UAV-ve Qasef-1 që po transferoheshin nga Omani në Jemen (e cila është një rrugë e zakonshme për kontrabandë në Jemen) tregon se Qasef-1 nuk ishte prodhuar në Jemen por ishte transferuar nga Irani. Droni Qasef-1 është i ngjashëm me dronët Ababil-2 të ndërtuar nga IRGC-ja.

Rajonet kurde: Edhe regjimi klerikal përdor dronë për të sulmuar rajonet kurde në mënyrë që të shtypë grupet dhe refugjatët iraniano-kurdë. Javët e fundit, regjimi ka përdorur dronë të tillë për të shtypur iraniano-kurdët në këto rajone.

Konkluzioni :

Një shqyrtim i ciklit të plotë të prodhimit, përdorimit dhe eksportit të dronëve, dhe zgjerimit të tij në vitet e fundit, ka zbuluar sa më poshtë:

  1. Pavarësisht lëshimeve të bëra përmes paktit bërthamor dhe vendimit të shteteve perëndimore për të mbyllur një sy ndaj veprimtarive destabilizuese të regjimit klerikal, dhe pjesërisht për shkak të këtyre, eksporti i terrorizmit dhe nxitja e luftës në rajon mbeten një shtyllë për ruajtjen e regjimit, dhe kanë fituar më shumë rëndësi në sytë e regjimit.
  2. Regjimi po shpenzion biliona dollarë për raketat dhe programet e UAV-ve ndërkohë që 80 përqind e popullit iranian jetojnë nën pragun e varfërisë dhe buxhetet për shëndetësinë, arsimin dhe nevojat e tjera kombëtare janë tej masë më të ulëta se shpenzimet ushtarake. Gjatë pandemisë së koronavirusit, regjimi nuk e ka ndihmuar popullin iranian në asnjë mënyrë dhe numri i viktimave ka arritur në 450,000 deri më sot, duke tejkaluar kështu statistikat e vendeve të tjera në llogaritjet per capita. Gjatë viteve të fundit, populli iranian ka thirrur “Jo Gazës, jo Libanit, jeta ime vetëm për Iranin,” dhe “Lëreni Sirinë, mendoni për ne.”
  3. Këto veprimtari vërtetojnë se biliona dollarët që regjimi fitoi nga lehtësimi i sanksioneve në kontekst të paktit bërthamor dhe që plaçkiti nga pasuria kombëtare e Iranit, janë shpërdoruar nga regjimi për të ndërtuar dhe prodhuar armë të tilla në mënyrë që të eksportojë terrorizmin dhe luftënxitjen në rajon.
  4. Çdo marrëdhënie me regjimin në Teheran nga të gjitha palët perëndimore, sidomos pas ngjitjes në pushtet të Raisit, duhet të përfundojë. Të gjitha aktivitetet, duke përfshirë prodhimin, përdorimin, dhe kërkimin për dronët dhe për programin e regjimit për raketat, duhet të përfshihen në kërkesa. Përndryshe, për shkak të dobësive të thella të tij brenda vendit, regjimi klerikal do të fokusohet më shumë në krijimin e paqëndrueshmërisë rajonale në mënyrë që të fitojë kohë dhe të ruajë pushtetin e tij.
  5. Asnjë nga sanksionet kundër regjimit nuk duhet të hiqet derisa regjimi t’i ketë ndaluar të gjitha sjelljet e tij të paligjshme në rajon dhe represionin ndaj popullit iranian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA