Greqia favorizon të vaksinuarit/ Nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 15 mijë persona

07/10/2021 19:48

Duke dashur te ktheje vendin ne normalitet, në mënyrë që ekonomia të funksionojë pa probleme në periudhën e ardhshme me pasojat qe ekzistojnë pas gati dy vitesh pandemi, qeveria greke ka shpallur një sërë masash të reja ku personat e vaksinuar fitojnë më shumë liri.

Kështu ne zonat e ashtuquajtura te kuqe, dmth me numër te larte rastesh dhe barre epidemiologjike, ne 15 ditët e ardhshme hiqen kufizimet per te vaksinuarit dhe kushtet per ta behen normale në hotelieri dhe argëtim. Në restorante, në hapësirat e mbyllura nuk ka me asnje kufizim per te vaksinuarit dhe për numrin e njerëzve pasi bizneset do të jenë në gjendje të operojnë 100% me muzikë.

Gjithashtu ora policore ne zonat e kuqe nuk do te jete e vlefshme per personat e vaksinuar. Keto lehtesime per kete kategori qytetaresh do te shoqerohen me kontrolle dhe gjoba per pjesen tjeter te popullsise qe nuk eshte vaksinuar dhe nuk zbaton rregullat.

Qellimi i ketyre masave sipas ministrit te Shendetësise eshte te binden personat e pavaksinuar dhe te vendosin te vaksinohen.

Lajmi qe nje 20 vjecar ne Selanik i pavaksinuar ka humbur jeten pas dhjete ditesh ne intubim ka tronditur opinionin publik, ndersa specialistet nuk rreshtin se keshilluari se vaksina eshte arme e fuqishme ne luften ndaj koronavirusit.

Numri i jeteve te humbura nga covid 19 ka arritur dje ne mbi 15000, rastet ditore te infektimeve vazhdojne te jene te larta sidomos ne Athine, Selanik dhe Larisa, ndersa 11 zonave te kuqe u jane shtuar Kardhitsa dhe Serres.

Greqia vazhdon te jete nje nga shtetet e BE qe regjistron me shume vdekje nga koronavirusi dhe renditet ne vendin e 17 me më shume viktima.

Gjithashtu vetem 6.5 mln banore jane vaksinuar plotesisht ose rreth 60% e personave qe duhet te vaksinohen. Zonat me perqindje me te larte jane sidomos ishujt greke, ndersa tek ato me perqindje me te ulet hyjne periferia e Athine dhe shume qytete te Greqise se Veriut ku kapaciteti I dhomave te intubimit ka shkuar tashme ne 100%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA