“Edhe nëse Bullgaria heq veton, negociatat nuk hapen”/ Basha: Vendet anëtare nuk po tregohen të padrejta, por të pasinqerta. Ja pse!

07/10/2021 11:42

Kreu i PD Lulzim Basha nxitoi të replikonte menjëherë me kryeministrin Edi Rama, pasi ai mbaroi fjalën.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të enjten deklaroi edhe nëse Bullgaria e heq veton e saj, negociatat për Shqipërinë nuk do të hapen.

Nga foltorja e Kuvendit, menjëherë pasi kryeministri Rama e përfundoi fjalën e tij, Basha e argumentoi këtë qëndrim me faktin se kjo qeveri po e ndan pushtetin e saj me krimin.

Nëse përsëritja e fakteve është keq, po dalja e të përsëriturave, e atyre që them unë është nëna dhe baba e së keqes. Shikoni pak të nderuar qytetarë se ku e zhvendos Rama situatën në një kacafytje personale, si në ditët e pandemisë, që kur hapnim frigoriferin na dilte ky, ai ka frikë nga e vërteta, kështu e sheh politikën Rama. Ai sheh çfarë humb ose fiton politikani, jo qytetari, e ka katandisur politikën si Lukashenko”, tha Basha.

Sipas tij, Rama nuk e thotë sikur Bullgaria të heqë veton, përsëri Shqipërisë nuk i hapen negociatat.

Shikoni si e ka katandisur shtetin. Për të rezultati me çdo kusht, duke shkatërruar shtetin dhe aleanca me krimin që e dinë të gjithë, e kanë marrë para. Se ky e ndan pushtetin me ta, për t’ju vjedhur juve, ndaj s’hapen negociatat”, tha kryedemokrati.

Basha theksoi se po e drejtojnë gishtin nga vendet anëtare, ndërsa ato vende nuk është se po tregohen të padrejta, por të pasinqerta.

Ua kam thënë, tregojuni autokratëve se për çfarë arsye nuk i hapni negociatat, përplasjani në fytyrë. Për këta pushteti është gjithçka, për ne janë njerëzit. Këta janë bërë njësh me krimin, kanë vjedhur votat”, tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës, theksoi se nesër me votën e qytetarëve do ta largojnë këtë të keqe, duke argumentuar se kjo nuk është një garë mes demokratëve dhe një socialisti të thjeshtë, por një garë mes dashurisë për vendin dhe fatit të zi ku e ka katandisur kjo qeveri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA