Drejtuesi i SPAK, Prokurori i Posaçëm, Arben Kraja zhvilloi takim dypalësh me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe delegacionin e saj.
Në këtë takim u diskutua mbi përparësitë dhe zhvillimet si rezultat i reformës në drejtësi, procesit të vetingut në Shqipëri dhe ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri.
U diskutua gjithashtu mbi arritjet si rezultat i këtyre proceseve, por edhe sfidat konkrete me të cilat po përballet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Republikën e Shqipërisë.
Në diskutimin për shkëmbimin e përvojës së deritanishme dhe praktikave të SPAK për të përmbushur me sukses misionin dhe vizionin e tij, u ra dakord për të vazhduar me prioritet bashkëpunimin e ndërsjellë institucional.
Top Channel