Zjarri i rënë më herët në një kabëll nëntoksor në Anglinë jugore ka kufizuar furnizimin që vjen nga Franca dhe kalon poshtë kanalit të La Manshit. Edhe pse restuarimi i pjeseshëm do duhet të përfundojë brenda dhjetëditëshit të fundit të tetorit, restuarimi i plotë nuk ka gjasa të mbarojë deri në mars të vitit të ardhshëm.
Ky defekt i shtohet problemeve të shumta të krizës energjitike në Britani ku çmimi i shitjes së energjisë me shumicë ka kapur qiellin pas rritjes së beftë të çmimit të gazit natyral nga i cili sigurohet 40%e e prodhimit të energjisë në Britani. (Për gazin ka një kerkese mjafte te madhe per shkak te ripahpjes se ekonomise globale pas pandemise , temepraturave te ftohta dhe uljes se prodhimit te energjise nga era dhe ajo nga burimet diellore per shkak te kushteve te pafavorshme.)
Nderkohe Rusia e Putinit nje eksportues mjaft i madh dhe kryesor i Evropes me gaz, ka pakesuar sasite e gazit qe ajo dergon drejt Evropes. Por sipas nje raporti te Agjensise Kombetare britanike te Transmetimit te Energjise te botura kete te enjte thuhet se Britania ka mjaftueshem kapacitete furnizmi me gaz per te permbushur kerkesat dhe shmangur nderprerjet e energjise.
Gjithesesi cmimet e energjise ne Britani pritet te jene me te larta kete vit sesa vitin e kaluar, per shkak te rritjes se cmimit te gazit, ku nje dite me pare u rrit me 37 per qind benda nje dite.
Por ky cmim ra menjehere pasi Putin deklaroj se ishte gati te rriste furnizimet me gaz. Por ai po akuzohet se po e perdor enegjine ne nje arme ne duart e tij duke thene se do rris furnizimet me gaz drejt Evropes, nese Brukseli, aprovon tubacionin e debatueshem rus, i cili anashkalon Ukrainen.
Per shkak te krizes energjitike miliona familje britanike, ndodhen perballe pageses nga 500 deri ne 800 sterlina me shume per energjine e tyre ne vitin 2022. Manipulimi rus i tregjeve i rrit cmimet ne Britani, pasi Britania eshte nje nga perdoruesit me te medhenj te gazit ne Evropem pasi prodhimi i gazit ne Detin e Veriut dhe Detin e Irlandes ka rene masivisht gjate 20 viteve te fundit duke detyruar qeverite britanike te importojne me shume se gjysmen e gazit te saj nga Norvegjia, por edhe nga Hollnda, Belgjika dhe Rusia permes tubacioneve te distancave te largeta.
Top Channel