Deputeti Erion Braçe ka kritikuar debatin e krijuar ditën e sotme debatin e krijuar në sallën e Kuvendit, dudke theksuar se të gjithë të reflektojnë në dije dhe fakte.
“Nuk ka të bëjë me paratë por me shëndetin, konferenca e kryetarëve ka dashur të përcillet në mesazh. Tabelat thonë vaksinohuni. Paratë vijnë vetëm për një gjë, qeveria nuk i ka kursyer paratë për të kursyer për vaksinat. Nuk ka një ditë që qytetarëve t’i jetë mohuar e drejta për t’u vaksinuar. Të flasësh dhe të pretendosh që je udhëheqës dhe të mos thuash asnjë fjalë të vetme vaksinohuni. Thelbi është shëndeti dhe vaksinimi. Të ngrihesh dhe të thuash të pa vërteta edhe për qytetarët shqiptarë nuk shkon. 2007-2015 nuk ka asnjë të dhënë dhe nuk është matur asnjëherë nuk është matur asnjëherë. Do lutesha shumë që të reflektojmë në dije dhe fakte. E di e kemi problem shumë të madh edhe ne taksën e qarkullimit. Buxhetit iu vu zjarri për 16 km rrugë. Shqiptarët iu deshën të vuanin as tërmet as pandemi, nuk është taksa 240 lekë, por 27 lekë. Është problemi ynë dhe duhet ta zgjidhim ne, kush nuk e di më vjen keq nuk di si ta zgjidhi”, tha Braçe.
Top Channel