28/11 18:37
Bashkimi Evropian njoftoi se më shumë se 75 për qind e popullatës së rritur që jeton në vendet anëtare është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19.
“Çdo orë dhe çdo dozë është e rëndësishme. Më shumë se 75 për qind e popullatës mbi moshën 18-vjeç në BE janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
Më tej thuhet se “Vaksinimi i plotë mbron nga infeksioni dhe shtrimi në spital dhe mbetet metoda jonë më e mirë e mbrojtjes kundër virusit dhe varianteve të saj”.
Administrata e BE-së ka vendosur një objektiv që 70 për qind e të rriturve në shtetet anëtare të vaksinohen deri në fund të verës. Më 31 gusht u njoftua se kjo normë kishte arritur në 70 për qind.
Top Channel