23/11 23:05
Rritja e çmimeve dhe kriza energjitike shërbyen për të ngritur një mori shqetësimesh në parlament nga opozita.
Kryetari PD Basha, shpalosi atë që e quajti një paketë masash emergjente për të lehtësuar familjet.
Kërkesës së Bashës për heqje TVSH-sh, iu përgjigj zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj duke sjellë shembullit e dështimit me heqjen e TVSH tek imputet bujqësore.
Si përgjigje Basha zgjodhi krahasimin me një personazh subjekt i drejtësisë shqiptare..
Debatin me Bashën e vazhdoi kryeministri Edi Rama duke dhënë disa shifra krahasuese, çmimesh nga koha kur qeverisnin demokratët.
Top Channel