Kreu i PD Lulzim Basha bllokoi foltoren teksa me akuza të forta iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Basha e quajti Nikollën “skllave të Ramës”, ndërsa replikoi në distancë edhe me Eduart Shalsin.
Basha: Zonja Nikolla. S’është Asambleja e PS-së këtu, apo ndonjë azil ku i bën gjërat siç do ti. Ky është Kuvendi i dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, por ka disa rregulla. s’kishte të drejtë zonja të çohej me vjershën që i kishte parapërgatitur regjisori. Ju jeni të gjithë me regji qendrore, ju dhe ata që fshihen pas jush. është kjo regji qendrore që fshihet pas jush. Në të kundërt do i shihni pasojat se ku do të përfundoni.
Eduart Shalsi: Ku do të ishe ti…
Lulzim Basha: Se ku do isha unë ta tregoj unë po ku do ishe ti ta them unë pastaj…
Lulzim Basha-Lindita Nikollës: Të paktën zbato procedurën, mos u kthe në hijen e Lenka çukos. Ne s’kemi hyrë për të qëndruar në hijen e Fermës së Kafshëve. Mos e kthe Kuvendin në kotec. Bëj minimumin, respekto procedurën. Je skllave e Ramës, thyeji ato vargonj.
Top Channel