Basha-Manastirliu, debat për Covid-in/ Kryetari i PD akuzon se Ministria e Shëndetësisë gënjen me shifrat e vdekjeve

07/10/2021 14:56

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpalosi përpara parlamentit ecurinë e vaksinimit dhe vijimin e blerjes së vaksinave përmes një akti të ri normativ, me kompaninë “Pfizer”.

Kreu i opozitës Lulzim Basha iu rikthye debatit për mos-raportimin e shifrave reale të atyre që humbin jetën nga Covid.

Qëndrimi i Lulzim Bashës mori një përgjigje të ashpër nga ministria e Shëndetësisë e cila tek sa po fliste bëri që Lulzim Basha t’i afrohej foltores së parlamentit e ta vijonte debatin me kryetaren e kuvendit Lindita Nikolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA