Gjashtë persona janë lënduar pas një aksidentit që ndodhi pas mesnatës në udhëkryqin e Katedrales në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se aksidenti rrugor ndodhi mes dy automjeteve.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë  që me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka treguar Ahmeti për KosovaPress.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA