Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev zhvilloi disa takime nga ana e tij në kuadër të Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që mbahet në Brdo-Kranjë të Sllovenisë.
Zaev bisedoi me kryetarin e Këshillit të Europës Charles Michel, kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me eurokomisionerinn Oliver Varheleyi, kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha, si dhe presidentin e Bullgarisë Rumen Radev.
Në të gjithë takimet, ai i mëshoi rëndësisë që ka zgjerimi i Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Teksa e përshëndeti vendimin që për Brukselin të mbetet prioritet shtrirja e bllokut në vendet e rajonit, Zaev e bëri të qartë se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të përkthehen në vepra.
Në të kundërt, deklaroi ai nëse BE nuk kalon në veprime konkrete, atëherë zhgënjimi i popujve të rajonit do të jetë i pandreqshëm dhe dëmi tha kryeministri maqedonas, ka për të qenë shumë i madh.
Top Channel