Serbia nuk do të jetë në gjendje t`i bashkohet BE-së nëse nuk zgjidh më parë cështjet e hapura me Kosovën, deklaroi presidenti serb Aleksandar Vucic në samitin e Bërdos në Slloveni.
“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët bllokut europian kanë të njëjtin oreks”, u shpreh ai për gazetarët, duke shtuar se “tani, a duhet ta njohim këtë apo jo nuk mund ta them, por mua nuk ka kërkuar askush, edhe pse mund të flitet korridoreve”.
Pak më herët, kreu i shtetit serb u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prani të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pa dhënë ndërkohë detaje të mëtejshme nga kjo përballje.
Ai tha megjithatë se i kishte drejtuar një pyetje Kurtit, të cilën presidenti francez Emmanuel Macron e kuptoi shumë mirë. Gjatë ditës, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e kishte konfirmuar mbajtjen e takimit Kurti-Vuçiç do të mbahej gjatë pauzës së samitit Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Top Channel