
24/02 18:01
Një tornado e fuqishme goditi qendrën e Katanias në Sicili, duke mbjelle kaos në rrugën e saj. Tromba e dhunshme e ajrit është shoqëruar edhe me shira të rrëmbyer.
Nga erërat e forta janë dëmtuar shumë objekte e makina, ndërsa pati dhe disa të lënduar, ndonëse shtrimi në spital nuk ka qenë i nevojshëm për asnjërin prej tyre.
Stuhia ka shkulur pemët nga rrënjët, ndërsa në shumë zona trafiku u bllokua.
Mediat vendase raportojnë se katër avionë u detyruan të ulen në aeroporte të tjera. Një ditë më parë, shirat e rrëmbyer bënë që lumenjtë të dalin nga shtrati në veriperëndim të Italisë, duke goditur rëndë sidomos rajonin e Ligurias të përballur me vërshime të befta uji e rrëshqitje toke
Top Channel