Top Story/ Afganët në Shqipëri; mes nostalgjisë së ditëve të bukura dhe pasigurisë për të ardhmen

06/10/2021 22:51

Aliu është 18 vjeç dhe i pëlqejnë tatuazhet. Krahët i ka të mbushura me piktura të përjetshme. Përpara se Afganistanin ta merrnin talebanët, arti i tatuazheve lejohej aty.

“Kushdo që donte tatuazhe mund të bënte por mendoj që talibanët duan te na presin duart për shkak të tatuazheve” u shpreh Aliu, qytetarë afgan
Ai i frikësohet shumë talebanëve. Për të, ata nuk janë njerëz.

“Para talibanëve nuk kisha frikë prej tyre. Është e natyrshme ti kesh frikë talibanët. Ata nuk janë njerëz. Janë kaq të frikshëm për ne. Talibanët janë një grup njerëzish që duan të bëjnë diçka që është e nevojshme dhe e detyrueshme për ne. Nuk duan të na lejojnë të bëjmë gjëra. Është sikur të na marrin lirinë”

Aliu ka ardhur në Shqipëri me nënën e cila është juriste dhe dy motrat. Kurse i ati punon në Dubai.

“Kishim një jetë të mirë por pa ardhjes së talibanëve, kjo jetë e mirë dhe e qetë u shkatërrua totalisht. Dua të bëj diçka në të ardhmen por tani nuk është koha për të bërë plane. Tani jam këtu nuk ia kam idenë se çfarë do të bëj. Nuk kam asnjë plan. Do doja të shkoja në universitet dhe të vazhdoja të ushtrohesha nëse do mundja. Do të ishte diçka e mirë. 50-50. Përpara talibanëve studioja dhe ushtrohesha. Nuk kisha shumë kohë të lirë ndërsa tani kam shumë kohë të mirë. Por atje nuk është mirë për mua. Do doja të studioja për administrim biznes ose biznes. Ne jemi një grup njerëzish dhe e kemi një udhëheqës. Do të bëjmë çfarë të na thotë udhëheqësi ynë. Nuk dimë më shumë”

Ajo që vihet re ndër afganët e ardhur në Shqipëri është se ata janë të fortë emocionalisht. Nuk e shfaqin frikën dhe dhimbjen, nuk ua lexon dot në portret. Lufta e pafundme i ka bërë ata shumë të fortë. Situata e vështirë mes plumbash dhe shpërthimesh, i ka bërë ata të jenë të lumtur mes frikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA