31 nxënësit e ekselencës së shkollave të mesme të bashkisë Durrës janë shpërblyer edhe financiarisht nga bashkia për rezultatet e larta, si një vëmendje e shtuar dhe investim për brezin e ri dhe kontributin e tyre në zhvillimin e Durrësit në vazhdim.

10 nga 31 nxënësit janë renditur ndër më të mirët e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin, ndërsa nxënësit e tjerë janë fitues të Olimpiadave Kombëtare.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë nxënësit ekselentë dhe prindër të tyre. Në fjalën e saj kryebashkiakja Emiriana Sako u shpreh se Bashkia e Durrësit i vlerëson dhe i mbështet nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera, si një brez i ri i cili do ta çojë përpara qytetin e Durrësit.

Ky shpërblim financiar është një akt modest që Bashkia e Durrësit realizon, por me anë të të cilit përcjellim mesazhin që ne i vlerësojmë të gjithë nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyera, ata të cilët japin kontribut më shumë, fituesit e olimpiadave në rang kombëtar dhe këtë do ta vazhdojmë ta bëjmë edhe në vitet e tjera, duke ju mbështetur fuqimisht, sepse ne besojmë tek e ardhmja, besojmë se ju jeni një brez i cili do ta çojë përpara qytetin e Durrësit.

Gjithashtu dua t’ju propozoj të bëheni pjesë aktive e këshillit rinor vendor që do të jetë një organ konsultativ pranë kryetarit të bashkisë për të përcjellë zërin e të rinjve në lidhje me politikat rinore që do të zbatojë bashkia e Durrësit”, tha Sako.

Së bashku me shpërblimet u ndanë dhe certifikata mirënjohje për nxënësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA