Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është shperehur se BE ka bashkëpunuar për të forcuar marrëdhëniet me SHBA-në.
Sipas tij, Evropa do jetë një shtyllë mbrojtje dhe për këtë vijon angazhimi me NATO-n.
“Do doja të korigjoja çdo keqkuptim për të marrë atë që duhet. E rëndësishme është që BE të jetë e hapur me pjesën tjetër të botës, pas diskutimeve tona kemi bashkëpunuar shumë në përpjekje për t’i përforcuar marrëdhëniet tona më SHBA. Do të vazhdojmë të punojmë lidhur me bashkëpunimin tonë eknomik. Kemi procese të rëndësishme ku kemi diskutuar edhe çështjen e digjitalizimit një pjesë e rëndësishme e jona. Edhe për inovacionet teknologjike. kemi diskutuar edhe për mbrojtjen. Evropa do jetë një shtyllë mbrojtje. Do vijojmë diskutimet për këtë çështje edhe më tej. Diskutuam për bashkëpunimin mes BE dhe NATO-s, kemi treguar angazhimin për të punuar me NATO-n”, tha Michel.
Top Channel