“PD ka njoftuar protestë para kryeministrisë”, Ambasada amerikane ngatërron organizatorët? Thirrje shtetasve të saj: Shmangni tubimet

06/10/2021 12:21

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar  shtetasit e SHBA në Shqipëri që t’i shmangen protestës  së sotme.

Në njoftim thuhet, se gjatë kësaj të mërkure në orën 17:00, është paralajmëruar një protestë para godinës së kryeministrisë, lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Shqipëri, por sipas ambasadës organizator është PD.

Njoftimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës:

Vendndodhja: Përpara zyrës së Kryeministrit në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” në Tiranë (pika e njoftuar e grumbullimit)

Data/Koha: E Mërkurë 6 Tetor 2021, 5:00 pasdite

Njoftimi: Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë në zyrën e Kryeministrit. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për tu ndërmarrë:

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose të vazhdueshme.

Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj.

Monitoroni mediat lokale për përditësime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA