Aktori i humorit, Florjan Binaj është i pranishëm në protestën para kryeministrisë për rritjen e çmimeve. Në dorë mbante një meme ku dukej kryeministri Edi Rama si “Nusreti”.
Binaj nuk hezitoi të përdorte ironinë duke thënë me zë të lartë “Nuk jhamë të gjithë tek Nusr Edi”. Aktori u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë. Ai e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë që në momentin kur kryeministri Edi Rama paralajmëroi se vendi do përballet me një krizë energjitike.
Në një lidhje live për emisionin “Ftesë në 5”, aktori tha se është në protestë për të ngritur zërin për të gjithë pasi rritja e çmimeve ndikon tek të gjithë.
Ndër të tjera, zbuloi se ka marrë mesazhe nga banorë në shumë vende të Shqipërisë që kanë thënë se do të shkojnë në protestë, ndaj pritet që numri i protestuesve pranë kryeministrisë të rritet,
Flor Binaj: Ka ardhur një pikë që nuk pyet askush për askënd. E gjithë shtresa e politikanëve nuk bën llogari se sa mund të ndikojë. Në fund të ditës, nuk janë ata që paguajnë. Pra bën eksperimente dhe arsyeja është pse ka kaq shumë vendime të gabuara, është se nuk i prek ata. Jemi ne të gjithë qytetarëve, shtresa e mesme dhe shtresa më e varfër, jemi për ta ngritur zërin për të gjithë. Ka qindra banorë që nuk e ngrenë zërin për asgjë, të gjithë e shohin sa e vështirë po bëhet. Nafta nuk është luks, është për të çuar përpara jetën. Një familje që merr 40 mije lekë të vjetra në muaj, 10 mijë lekë i ka vetëm taksa. Një i burgosur paguhet 50 euro në ditë, kjo është padrejtësi. Nëse jemi rreth 1000 e ca veta, më kanë shkruar në Instagram se po vijnë nga shumë qytete për të protestuar.
Top Channel